Suedia regjistron mbi 19 mijë raste të reja me COVID-19

Suedia ka publikuar bilancin e ri me COVID-19.

Bota

13/04/2021 14:21

Suedia ka regjistruar 19,105 raste të reja me koronavirus që nga e premtja, treguan të martën statistikat e agjencisë shëndetësore, raporton The Guardian, transmeton lajmi.net.

Vendi me 10 milionë banorë regjistroi 39 vdekje të reja, duke e çuar gjithsej në 13,660.

Vdekjet e regjistruara kanë ndodhur gjatë disa ditëve dhe nganjëherë javëve.

Mesatarja 7-ditore e Suedisë e infeksioneve të reja u rrit përsëri mbi 6,000 përsëri javën e kaluar. /Lajmi.net/