Suedia publikon listën për miqësoren ndaj Kosovës, mungojnë emrat e njohur

Kosova do të luajë miqësore me Suedinë në Doha të Katarit.

Sport

09/12/2019 16:47

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e meshkujve më 12 janar do të zhvillojë ndeshje miqësore me kombëtaren skandinave.

Kjo e fundit ka bërë publike listën për ndeshjen e një muaji më vonë, ku nuk ka ndonjë emër të njohur, shkruan lajmi.net.

Shumica e të ftuarve nga Suedia janë lojtarë që luajnë në kampionatin vendor – pasi skuadrat janë në pushim dimërorë.

Ftesa të njëjta pritet të ketë edhe selektori i Kosovës, Bernard Challandes – që sipas disa burimeve të sigurta do të ftojë shumicë e lojtarëve që luajnë në kampionatin vendor. /Lajmi.net/