Suedia ndërpret kërkimet, s’e gjen nëndetësen ruse

Ushtria suedeze ka vendosur t’i jep fund kërkimeve njëjavore, pas dyshimeve se një nëndetëse ruse lundronte nën ujërat pranë Stokholmit. 

Bota

24/10/2014 13:50

Anijet detare dhe avionët suedezë u kthyen në bazat e tyre pasi kërkimet në arkipelagun e Stokholmit nuk dhanë ndonjë rezultat.

Ditën që ishte bërë i ditur dyshimi, Ministria ruse e Mbrojtjes kishte mohuar lundrimin e ndonjë nëndetëse të saj në ujërat suedeze, mirëpo raportet e tensionuara mes Rusisë dhe Perëndimit bën që deklarata e zyrtarëve rusë të mos merrej si e vërtetë.

Nëndetëse apo çfarëdo qoftë ajo, besohet se ka lënë ujërat territoriale Suedisë.

“Ishte vlerësim i forcave tona mbrojtëse se një aktivitet i huaj nënujor ka ndodhur në arkipelagun e Stokholmit, porse me nisjen e kërkimeve nga ana jonë gjithçka ka marr fund”, tha admirali suedez, Anders Grenstad.

Dyshimet kishin filluar kur në objektivin e një kamere të drejtuar nga arkipelagu u kap një mjet lundrues që dukej sikurse pjesa e epërme e një nëndetëseje.  

Operacioni suedez në kërkim të nëndetëses ruse, sipas BBC-së, ishte mobilizimi më i madh ushtarak i këtij vendi që prej Luftës së Ftohtë.