Suedia do vazhdojë mbështetjen
Ministrja e Mbrojtes së Suedisë, në takimin e sotëm me Zëvendësministrin e Mbrojtes, Muhamet Latifi, tha se shteti i saj ka interes të mbështesë FSK’në dhe Kosovën si shtet.
Lajme
Ministrja e Mrojtjes së Suedisë, Karin Enstrom, ka vizituar Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Në këtë takim, ku ajo ishte e shoqëruar me delegacionin e saj, është pritur nga Zëvendësministri i MFSK, Muhamet Latifi, dhe Komandani i FSK’së, Gjeneral Lejtnant, Kadri Kastrati.
Enstrom ka thënë se Suedia dhe Kosova do vazhdojnë të thellojnë bashkëpunimin dhe ka theksuar se shteti suedez do të vazhdojë të mbështesë FSK’në por dhe Kosovën në tërësi, në mënyra të ndryshme.
“Patëm një takim të mirë këtu në Ministri, por do bashkëpunojmë në të ardhmen, pasi që është në interesin tonë ta mbështesim FSK’në dhe Kosovën në tërësi. Ne mund ta bëjmë këtë në mënyra të ndryshme.”
“Ne, për shembull. kemi diskutuar se si të gjejmë mënyra të bashkëpunimit për ta ndihmuar kërkim-shpëtimin dhe gjithashtu edhe projektet e tjera të përbashkëta që mund t’i bëjmë”.
“Falënderojmë trupat suedeze të cilat janë pjesë e KFOR’it dhe si vend tani do ta lëmë KFOR’in, por jo edhe Kosovën, domethënë Suedia ka pasur një angazhim të gjatë këtu mirëpo ne do të vazhdojmë të kemi marrëdhënie më Kosovën.”