Suedia do ta njohë pavarësinë e Palestinës

17:39 | 3 Tetor 2014

Stefan Lofven

Qeveria e re e qendrës së majtë në Suedi, e cila u inaugurua të premten, planifikon të njohë shtetin e Palestinës.

Kryeministri Stefan Lofven, gjatë adresimit të tij inaugurues në parlament, ka thënë se konflikti midis Izraelit dhe palestinezëve mund të pushojë vetëm me zgjidhjen e dy shteteve, të negociuar në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

Njohja e Palestinës nga Stokholmi do ta bënte Suedinë shtetin e parë anëtarë të Bashkimit Evropian që njeh shtetësinë palestineze.

Edhe Hungaria, Polonia dhe Sllovakia, e kanë njohur Palestinën, por ato e kanë bërë një gjë të tillë para se të ishin anëtare të Bashkimit Evropian.

Palestinezët duan krijimin e një shteti të pavarur në Bregun Perëndimor dhe në Gaza, që kryeqytet do të kishte Jerusalemin Lindor.

Por izraelitet edhe pse refuzojnë të përmendet Jerusalemi, gjatë bisedimeve të deritashme me përfaqësuesit e Bregut Perëndimor kaun lënë të kuptohet se janë që ndarja të arrihet me marrëveshje mes palëve dhe jo nën përdorimin e armëve nga Hamasi, organizatë radikale që kontrollon Gazën.