Suarez, zgjedhja e parë e Barcelonës
Luis Suarez ishte zgjedhja e parë e Barcelonës. Për këtë ka siguruar drejtori sportiv i gjigantit katalunas, Andoni Zubizarreta, i cili pret shumë nga sulmuesi uruguaian.

Sport
Drejtori sportiv i Barcelonës, Andoni Zubizarreta thtoë se Luis Suarez ishte zgjedhja e parë, ndërsa beson se sulmuesi uruguaian do të përshtatet mjaft mirë në klub.
Gjiganti katalunas shpenzoi 80 milionë euro për futbollistin, të cilin e bleu nga Liverpooli, ndërsa futbollisti u prezantua zyrtarisht vetëm të martën, pasi luajti një natë më parë në ndeshjen miqësore ndaj Club Leon.
“Ai mund të luajë në të dyja pjesët e sulmit dhe është mësuar të luajë në nivele dhe presione të larta”, deklaroi Zubizarreta.
“Ai ishte zgjedhja jonë e parë. Kështu që, ne e shikuam se si ishte situata e tij dhe vendosëm ta marrim”, vazhdoi ai.