Suarez vazhdon kontratën

Sulmuesi i Liverpoolit, Luis Suarez ka nënshkruar kontratë të re për katër vjet e gjysmë në klub. Suarez, i cili erdhi në Anfield Road në janar të vitit 2011 nga Ajax Amsterdam ka shënuar 17 gola në 11 paraqitje në Premierligë këtë edicion. Marrëveshja e tij e kaluar ishte paraparë të skadonte më 2016. Kurse,…

Sport

20/12/2013 13:48

Sulmuesi i Liverpoolit, Luis Suarez ka nënshkruar kontratë të re për katër vjet e gjysmë në klub. Suarez, i cili erdhi në Anfield Road në janar të vitit 2011 nga Ajax Amsterdam ka shënuar 17 gola në 11 paraqitje në Premierligë këtë edicion.

Marrëveshja e tij e kaluar ishte paraparë të skadonte më 2016. Kurse, me kontratën e re, ylli uruguaian pritet të bëhet futbollisti më i paguar në histori të klubit me 200 mijë funte në javë.

“Jam i lumtur që kam vazhduar kontratën me Liverpoolin dhe tani kam siguruar të ardhmen time në periudhë afatgjate. Kemi disa futbollistë të mirë dhe ekipi është duke u përmirësuar gjithë kohën”, deklaroi ai.

“Besoj se mund të arrijmë ambiciet e fitimit të titujve duke luajtur në nivel të lartë me Liverpoolin. Synimi im është t’i ndihmoj ekipit ta realizoj këtë sa më parë që është e mundur”, përfundoi Suarez.