Suarez: Të jemi të gatshëm nëse Real Madrid lëshon pikë

Luis Suarez ka thënë se Barcelona duhet të jetë e gatshme nëse liderët e La Ligas, Real Madrid, lëshojnë pikë në garën për titull.

Sport

09/07/2020 10:14

Kampionët në fuqi të La Ligas vazhdojnë të mbajnë gjallë shpresat për titull, pas fitores 1:0 kundër Espanyol të mërkurën mbrëma.

Suarez shënoi golin e vetëm të takimit në minutën e 56’, duke e dërguar Espanyol një ligë më poshtë, e po ashtu duke ngushtuar epërsinë ndaj Realit në vetëm një pikë.

“Çfarë duhet të bëjmë është t’i fitojmë tri ndeshjet tona të ardhshme”, ka deklaruar Suarez, që me golin kundër Espanyol, është bërë golashënuesi i tretë më i mirë në histori të Barcelonës, përcjell lajmi.net.

“Nëse rivalët lëshojnë pikë do të ishte fantastike, ne duhet të mendojmë të jemi aty nëse ata bëjnë këtë”.

Real Madrid zbret në fushë ditën e premte, duke pritur në shtëpi Alaves./Lajmi.net/