Suarez-Sturridge, s’ka më mirë
Nuk ka dyshe sulmuese më të mirë në Premierligë se çifti i Liverpoolit, Luis Suarez dhe Daniel Sturridge, ka thënë menaxheri i ekipit, Brendan Rodgers. Sturridge shënoi dhe krijoi dy golat e Suarezit, i cili bëri paraqitjen e parë në ligë pas suspendimit prej dhjetë ndeshjes, në fitoren 3-1 në udhëtim te Sunderland të dielën.…

Sport
Nuk ka dyshe sulmuese më të mirë në Premierligë se çifti i Liverpoolit, Luis Suarez dhe Daniel Sturridge, ka thënë menaxheri i ekipit, Brendan Rodgers.
Sturridge shënoi dhe krijoi dy golat e Suarezit, i cili bëri paraqitjen e parë në ligë pas suspendimit prej dhjetë ndeshjes, në fitoren 3-1 në udhëtim te Sunderland të dielën.
“Nuk jam i sigurt nëse ka dyshe sulmuese më të mirë në ligë. Ata janë në krye me më të mirët në vend dhe dëshmia erdhi kundër Sunderlandit”, deklaroi Rodgers për BBC Sport.
Strategu i Liverpoolit theksoi se dyshja sulmuese e Manchester Unitedit, Robin van Persie dhe Wayne Rooney ishin të ‘jashtëzakonshëm’ por lavdëroi kualitetet e Suarezit dhe Sturridge të cilët i ndihmuan Liverpoolit të fitojë kundër Sunderlandit dhe ngjitet në pozitën e dytë në ligë.