Suarez si Pinokio (Foto)

Luis Suarez deklaroi se nuk e kafshoi Giorgio Chiellinin por thjesht mori në thua dhe u ndesh në mbrojtësin italian. Por, arsyetimi i tij është refuzuar nga tifozët që tani e quajnë gënjeshtar.

Sport

28/06/2014 19:23

Luis Suarez insistoi se nuk e kafshoi qendërmbrojtësin e Italisë, Giorgio Chiellini.

Sulmuesi i Uruguait u dënua me nëntë ndeshje moslojë në nivelin ndërkombëtar dhe u suspendua për katër muaj nga ushtrimi i çfarëdo aktiviteti të futbollit.

Krejt kjo pasi u shpall fajtor për kafshimin e Chiellinit në duelin e fundit në kuadër të Grupit D në Kampionatin botëror. Mirëpo, Suarez insistoi se nuk e kafshoi Chiellinin por vetëm mori në thua dhe u ndesh në të.

Por, arsyetimi i Suarezit nuk ‘piu ujë’ dhe tifozët kanë filluar të tallen me të duke publikuar fotografi të ndryshme të tij në rrjetet sociale përfshirë një duke e shndërruar në Pinokion.