Suarez rikthehet te Liverpooli

Luis Suarez do të rikthehet edhe një herë në Anfield, pasi ka pranuar të marrë pjesë në ndeshjen bamirëse që është organizuar në nder të Steven Gerrardit i cili do të largohet nga Liverpooli në fund të sezonit.

Sport

05/03/2015 21:11

Luis Suarez, i cili ka shënuar 82 gola në 113 paraqitje me skuadrën e Liverpoolit, do të rikthehet përsëri në Anfield.

Ai do të jetë pjesë e shumë legjendave tjera, të cilët do të luajnë ndeshjen ne shenjë respekti për largimin e Gerrardit nga Liverpooli.

Ikonat tjera të Liverpoolit si Xabi Alonso, Fernando Torres, Pepe Reina dhe Dirk Kuyt do të luajnë në këtë ndeshje përkrahë legjendave si Thierry Henry, Didier Drogba dhe John Terry.