Suarez ‘refuzon’ Hajvalinë
Sulmuesi i Liverpoolit, Luis Suarez do ta refuzojë Hajvalinë, sipas Sky Bet. Bastorja e njohur britanike ka dhënë kuotë të lartë që ylli uruguaian të transferohet përkohësisht në klubin nga Superliga e Kosovës.

Sport
Klubi i Superligës së Kosovës në futboll, Hajvalia nuk pritet të ketë sukses me ofertën për huazimin e përkohshëm të Liverpoolit, Luis Suarez, sipas Sky Bet.
Bastorja ka ofruar kuotën 100/1 që Suarez t’i bashkohet Hajvalisë gjatë këtij afati kalimtar të verës, pas konfirmimit të ofertës për shërbimet e tij.
Sulmuesi uruguaian është dënuar nga çfarëdo aktiviteti në futboll për katër muaj pasi Federata Ndërkombëtare e Futbollit, FIFA, e shpalli fajtor për kafshimin e mbrojtësit italian, Giorgio Chiellini, në ndeshjen e tyre të fundit në kuadër të Grupit D në Kampionatit botëror.
Hajvalia dhe Superliga e Kosovës nuk janë anëtare të asociacioneve ndërkombëtare dhe drejtori i klubit, Xhavit Pacolli ka bërë të ditur planet e klubit për të tentuar angazhimin e Suarezit.