Suarez prezantohet të martën

Luis Suarez do të prezantohet zyrtarisht nga Barcelona të martën në ora 12:00. Sulmuesi i ardhur nga Liverpool do të paraqitet si futbollist i ri në Camp Nou.

Sport

18/08/2014 15:57

Luis Suarez do të prezantohet nga Barcelona në Camp Nou të martën në ora 12:00, ka njoftuar gjiganti katalan.

Përforcimi i ardhur më herët gjatë afatit kalimtar të verës nga Liverpool për 88 milionë euro, pritet të debutojë sonte në duelin kundër Club Leon në kuadër të Joan Gamper Trophy.

Mirëpo, ai do të prezantohet si përforcim i ri i Barcelonës të martën në mesditë ku tifozët do të kenë rastin ta shohin atë, njësoj sikur secilin përforcim tjetër të ardhur më herët gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Suarez ka të drejtë të zhvillojë ndeshje miqësore me skuadrën e tij të re por nuk mund të luajë deri në fund të tetor për shkak të suspendimit të FIFA-s për kafshimin e tij ndaj mbrojtësit Giorgio Chiellini në ndeshjen mes Uruguait dhe Italisë në rrethin e tretë të Grupit D në Kampionatin botëror.