Suarez paralajmëron Barcelonën
Luis Suarez, ka thënë se këtë vit është më e vështirë se kurrë më parë për t'a fituar La Ligan

Sport
Suarez ka paralajmëruar bashkëlojtarët e tij, se këtë edicion nuk do t’a kenë aspak të lehtë ta fitojnë titullin e ligës, mirëpo përkundër kësaj ata duhet të besojnë dhe të jenë ambicioz.
“Ne të gjithë i dimë rivalët tanë të fortë si Real Madridi, Atletico Madridi, Valencia e Sevilla. Por ne duhet të besojmë në vetën tonë dhe të jemi ambicioz”.
“Këtë vit La Liga është më kompetitive se viteve të mëparshme. Leo Messi është i pazëvendësueshëm. Pa të në fushë ne mund të humbasim pikë, por duhet të jemi të fortë dhe t’ia dalim”, ka thënë Suarez