Suarez, padrejtësia e Topit të Artë

Mungesa e sulmuesit Luis Suarez është padrejtësia më e madhe në listën e gjerë prej 23 futbollistëve, kandidatë për Topin e Artë 2014. Kështu kanë votuar lexuesit e “Goal.com”.

Sport

29/10/2014 10:12

Luis Suarez është mungesa më e madhe nga lista e gjerë prej 23 futbollistëve kandidatë për Topin e Artë, sipas lexuesve të portalit “Goal.com”.

FIFA publikoi të martën kandidatët për çmimin e futbollistit më të mirë në botë për vitin 2014, dhe Suarez, i cili fitoi çmimin e më të mirit të sezonit në Premierligë dhe ndau Këpucën e Artë të Evropës me Cristiano Ronaldon pasi inspiroi Liverpoolit drejt pozitës së dytë, nuk ishte në të.

Lexuesit e “Goal”. Me 53.9 për qind të votave besojnë se Suarez është padrejtësia më e madhe e Topit të Artë.

Pas tij vjen mesfushori i Real Madridit, Luka Modric me 19.3 për qind i ndjekur nga ylli i Borussia Dortmundit, Marco Reus me 7.3 dhe mesfushori i Juventusit, Arturo Vidal, 5.2.