Suarez nuk shkon në Real Madrid

Diego Forlan ka siguruar se bashkëlojtari i tij tek Përfaqësuesja e Uruguait, Luis Suarez, nuk do të shkojë në Real Madrid, pasi është i lumtur në Liverpool.

Sport

14/06/2014 16:10

Ylli i Uruguait, Diego Forlan vesib se Luis Suarez do të heq dorë nga avantazhet e Real Madridit për të qëndruar në Liverpool.

Sulmuesi uruguaian flitet se mund ta lë ekipin nga Anfield Road, pasi realizoi 31 gola në 37 ndeshje, për ta çuar ekipin Reds në Ligën e Kampionëve.

Sidoqoftë, besohet se 27 vjeçari mund t’i bashkohet ekipit të Carlo Ancelottit këtë verë.

Mirëpo, veterani uruguaian, i cili do të luajë përkrah Suarezit për Uruguain në Botëror, do të ishte i befasuar nëse e sheh shokun e tij duke u larguar nga Liverpooli.

“Luis Suarez është mjaft i lumtur në Liverpool. Deri tash, të gjitha ishin spekulime. Nëse ndërkohë nënshkruan me Real Madridin, do të befasohesha”, deklaroi ish futbollisti i Manchester Unitedit, Atletico Madridit, Villarrealit dhe Interit për Goal.com.