Suarez: Nuk e kafshova Chiellinin

Luis Suarez insiston se nuk e kafshoi Giorgio Chiellinin. Sulmuesi i Uruguait thotë se e humbi balancën dhe vetëm u ndesh me qendërmbrojtësin italian.

Sport

28/06/2014 17:41

Luis Suarez ka theksuar se “humbi balancën” dhe “në asnjë mënyrë” nuk e kafshoi Giorgio Chiellinin pasi u dënua ashpër nga FIFA.

Fotografitë dhe xhirimet televizive tregojnë qartë sulmuesin uruguain duke e kafshuar mbrojtësin e Italisë në duelin e tyre të fundit në kuadër të Grupit D në Kampionatin botëror, që bëri që FIFA ta suspendojë për nëntë ndeshje ndërkombëtare dhe suspendojë me katër muaj mospërfshirje në asnjë aktivitet të futbollit.

Por, Suarez ndihet i pafajshëm. ‘Në asnjë mënyrë nuk ndodhi ajo që e keni përshkruar, as kafshim e as tentim për kafshim”, ka thënë sulmuesi i Liverpoolit.

“E humba balancën, trupi im nuk ishte stabil dhe u rrëzova në krahun e kundërshtarit. Në atë moment e qëllova me fytyrë futbollistin duke lënë një shenjë të vogël në qafën time dhe ndjeja dhimbje të forta në dhëmbë”, u shpreh ai.

Suarez u rikthye në Uruguaj të enjten mbrëma pas vendimit të FIFA-s por prapë u prit si hero nga tifozët që qëndrojnë pranë tij.