Suarez nuk do t’i bashkohet River Plates

Luis Suarez nuk do t’i bashkohet skuadrës së River Plates, anipse i ka skaduar kontrata me Atletico Madrid.

Sport

07/07/2022 16:19

Vetë lojtari u shpreh se, pavarësisht interesimit të skuadrës, nuk e ka ndërmend ta lërë Evropën, transmeton lajmi.net.

“Unë u tundova me të vërtetë pavarësisht planit tim për të qëndruar në Evropë, sepse River po shtynte shumë për të nënshkruar me mua, por marrëveshja ka dështuar pasi ata tani janë jashtë Copa Libertadores”, tha Luís për Ovación.

Ditëve të fundit u raportua për një interesim të Barcelonës, mirëpo ende nuk dihet nëse katalunasit janë në garë për të. /Lajmi.net/