Suarez në stërvitje me Barcelonën

Luis Suarez ka filluar stërvitjen e tij të parë si futbollist i ri i Barcelonës. Ylli uruguaian mbërriti në qendrën stërvitore të klubit për të nisur përgatitjet se bashku me shokët e tij në skuadrën e re.

Sport

15/08/2014 10:36

Luis Suarez më në fund erdhi për të kompletuar stërvitjen e tij të parë me bashkëlojtarët e ri të Barcelonës, pasi mori leje nga Gjykata Arbitrare për Sport (CAS).

27-vjeçari ishte dënuar nga FIFA në korrik me katër muaj moslojë pas kafshimit të mbrojtësit italian Giorgio Chiellini në Kampionatin botëror dhe CAS ia konfirmoi suspendimin, por së paku ia mundësoi që të stërvitet me skuadrën e tij të re.

Andaj, ylli uruguaian është paraqitur në qendrën stërvitore të gjigantit katalan ku me fillim nga ora 9:30 ka nisur stërvitjen e tij të parë si futbollist i ri i Barcelonës së bashku me Lionel Messin dhe të tjerët.