Suarez në rrezik

Sulmuesi i Uruguait, Luis Suarez rrezikon të dënohet për 24 ndeshje ose dy vjet nga duelet ndërkombëtare pas incidentit që shkaktoi në duelin kundër Italisë ku kafshoi mbrojtësin Giorgio Chiellini.

Sport

25/06/2014 10:18

Sulmuesi i Uruguait, Luis Suarez mund të dënohet nga FIFA për deri në 24 ndeshje ose dy vjet pasi kafshoi mbrojtësin e Italisë, Giorgio Chiellini, sipas rregullave të Federatës ndërkombëtare të futbollit.

Prapë, qfarëdo mase do të varet nga vlerësimi i FIFA-s në bazë të rastit nëpërmjet dëshmisë televizive, të cilën së fundmi e ka përkrahur edhe presidenti Sepp Blatter.

Tani, e ardhmja e Suarezit në Kampionatin botëror varet nga raporti i gjyqtarit meksikan, Marco Rodriguez. Të martën, FIFA njoftoi se ishte duke pritur raportin e Rodriguezit para vlerësimit të tij. Kjo është një procedurë standarde pas qdo ndeshje që zhvillohet nën kuadër të garave të FIFA-s.

Nga e kaluara, ekziston një rast i dënimit të një futbollisti në bazë të provave televizive.

Në çerekfinalen e Kampionatit botëror 1994, mbrojtësi italian Mauro Tassotti qëlloi me bërryl në fytyrë mesfushorin spanjoll, Luis Enrique por i shpëtoi vëmendjes së gjyqtarit. FIFA më pas e dënoi Tassotin për tetë ndeshje ndërkombëtare.