Suarez mungon ndaj Juventusit?

Luis Suarez është i lënduar dhe Barcelona frikësohet se ai mund të mungojë në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Juventusit.

Sport

15/05/2015 11:51

Luis Suarez mund të humb finalen e Ligës së Kampionëve kundër Juventusit.

Kjo është frika e Barcelonës për sulmuesin uruguaian, i dëmtuar gjatë pjesës së parë të ndeshjes kundër Bayern Munichut në Allianz Arena.

Suarez ka shkëlqyer me paraqitjet e tij në stinorin e parë me gjigantin katalan.

Mirëpo, ai është lënduar në periudhën më të rëndësishme të sezonit. Barcelona takohet me Juventusin në finalen e madhe më 6 qershor në Berlin.