Suarez mungon ndaj Atleticos

Luis Suarez mund të mungojë për Barcelonën në ndeshjen kundër Atletico Madridit të dielën në Vicente Calderon, për shkak të lëndimit që pësoi në duelin ndaj Bayern Munichut.

Sport

14/05/2015 20:02

Luis Suarez është në dyshim serioz për t’u paraqitur në ndeshjen mes Barcelonës dhe Atletico Madridit në Vicente Calderon të dielën.

Sulmuesi uruguaian vazhdon të jetë i lënduar, nga pjesa e parë i ballafaqimit me Bayern Munichun në Allianz Arena të martën, shkruan “Mundo Deportivo”.

Barcelona është vetëm një fitore larg titullit të kampionit në La Ligë.