Suarez mund të debutojë në Bernabeu

Luis Suarez mund të debutojë pikërisht në Santiago Bernabeu. Reali dhe Barça do të luajnë më 25 ose 26 tetor, në ditën kur yllit uruguaian do t’i skadojë suspendimi nga FIFA.

Sport

24/07/2014 14:31

Lajme të mira për Barcelonën, e të këqija për Real Madridin. Luis Suarez mund të debutojë në fanellën e gjigantit katalunas pikërisht në stadiumin Santiago Bernabeu, në ndeshjen El Clasico në mes të këtyre dy ekipeve.

Ironia e fatit deshi që shorti i hedhur sot në Las Rozas të Madridit, t’i vë përballë dy gjigantët e futbollit spanjoll në Bernabeu më 25 ose 26 tetor.

Për koiçidencë, yllit uruguaian i kalon suspendimi i shqiptuar nga FIFA pikërisht më 25 tetor, kështu që mund ta shohim në fushë në El Clasico edhe ish futbollistin e Ajaxit e Liverpoolit.