Suarez mësoi nga gabimet

Sulmuesi i Liverpoolit, Luis Suarez thotë se është pjekur dhe se është i vendosur t’i lë prapa shpinës veprimet e këqija që i kishte bërë në të kaluarën, duke synuar që ta shijojë pjesën e mbetur të sezonit në Anfield Road. Përfaqësuesi uruguaian ishte dënuar dy herë që nga arritja në Premierligë në vitin 2011,…

Sport

07/03/2014 18:00

Sulmuesi i Liverpoolit, Luis Suarez thotë se është pjekur dhe se është i vendosur t’i lë prapa shpinës veprimet e këqija që i kishte bërë në të kaluarën, duke synuar që ta shijojë pjesën e mbetur të sezonit në Anfield Road.

Përfaqësuesi uruguaian ishte dënuar dy herë që nga arritja në Premierligë në vitin 2011, një herë për fyerje raciste ndaj mbrojtësit të Manchester Unitedit, Patrice Evra dhe një tjetër për shkak se e kishte kafshuar mbrojtësin e Chelseat, Branislav Ivanovic.

Sidoqoftë, ai këtë edicion po shkëlqen me Reds duke realizuar 24 gola në ligë, duke e mbajtur Liverpoolin në luftë për titull të kampionit.

“Unë dua ta shijoj futbollin këtu. Çdo lojtar dëshiron ta jetojë të tashmen, ta shijojë atë që është duke e bërë. Duke menduar për gjërat që i kam bërë, më ndihmojnë të përmirësohem në fushë”, deklaroi 27 vjeçari për ‘FourFourTwo’.

“Unë dua të rri në këtë pozicion dhe të shikoj kah e ardhmja. Ajo që ka ndodhur në të kaluarën, ka ndodhur, duhet të lëvizim përpara. Me kalimin e viteve, jam pjekur. Ju bëheni më inteligjent, mendon më shumë dhe mëson nga gabimet që keni bërë”, vazhdoi ai.

“Gjithmonë e kam ditur kur kam luajtur mirë apo keq. Tash është e njëjta gjë, kur e di se kur kam bërë gabim dhe kur jo. Kam mësuar shumë që kur u largova nga Uruguai, në moshën 19 vjeçare”, përfundoi Suarez.