Suarez me këpucë speciale kundër Man Utd
Luis Suarez ka provuar modelin e parë të këpucëve të qëndisura në stërvitje me Liverpoolin, para duelit të rëndësishëm kundër Manchester Unitedit në Premierligë të dielën. Ylli i Liverpoolit vështirë se mund të ishte përcaktuar për përdorimin e tyre në një ballafaqim më të rëndësishëm se ky i fundjavës në Old Trafford. Dhe, pas shënimit…
Sport
Luis Suarez ka provuar modelin e parë të këpucëve të qëndisura në stërvitje me Liverpoolin, para duelit të rëndësishëm kundër Manchester Unitedit në Premierligë të dielën.
Ylli i Liverpoolit vështirë se mund të ishte përcaktuar për përdorimin e tyre në një ballafaqim më të rëndësishëm se ky i fundjavës në Old Trafford.
Dhe, pas shënimit të vetëm një goli në pesë ndeshjet e tij të fundit, realizatori më i mirë i Premierligës do të shpresojë se do të ketë fat më të mirë me modelin e veçantë të këpucëve të qëndisura të Adidasit, duke udhëhequr Liverpoolin më afër titullit të kampionit.
Golgeteri uruguaian i provoi ato gjatë stërvitjes të mërkurën dhe ato duket se i qëndruan mjaft mirë.