Suarez, më i shtrenjtë se Bale

Edinson Cavani ka sugjeruar se Luis Suarez është më i mirë se Gareth Bale duke thënë se bashkëkombësi i tij uruguaian do të bëhet futbollisti më i shtrenjtë në botë nëse largohet nga Liverpool. Suarez shkëlqeu kundër Norwich Cityt të mërkurën mbrëma duke shënuar katër gola në fitoren e Liverpoolit me rezultat 5:1. Ylli i…

Sport

05/12/2013 22:00

Edinson Cavani ka sugjeruar se Luis Suarez është më i mirë se Gareth Bale duke thënë se bashkëkombësi i tij uruguaian do të bëhet futbollisti më i shtrenjtë në botë nëse largohet nga Liverpool.

Suarez shkëlqeu kundër Norwich Cityt të mërkurën mbrëma duke shënuar katër gola në fitoren e Liverpoolit me rezultat 5:1.

Ylli i Paris Saint-Germain, Cavani – partner i Suarezit në Kombëtaren e Uruguait – beson se sulmuesi i Liverpoolit do të kushtojë më shtrenjtë se 100 milionë eurot e shpenzuara nga Real Madridi për transferimin e Bale gjatë verës, nëse largohet nga Anfield Road.

“Secili prej golave të realizuar nga Suarez ishin të kualitetit të lartë. Por, asgjë nuk më befason sepse e njoh dhe e di se çka është në gjendje të bëjë”, deklaroi Cavani.

“Nuk e di se ku qëndron e ardhmja e tij por nëse shitet jam i sigurt se Liverpool do të kërkojë çmim rekord botëror për të. Rekordi u thye gjatë verës dhe për mua Luis vlen më tepër se aq. Ai është i vetmi futbollist që mendoj se është në nivel të njëjtë me Ronaldon dhe Messin”, përfundoi Cavani.