Suarez më i mirë se Messi dhe Ronaldo

Mesfushori i Uruguait, Cristian Rodriguez thotë se Luis Suarez është futbollist më i mirë se Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, sepse paraqitet më mirë për Kombëtaren, se sa dy yjet e La Ligës.

Sport

31/05/2014 11:55

Uruguai do të jetë pa futbollistin më të mirë në botë, Luis Suarez, nëse ai nuk rikuperohet nga lëndimi për ndeshjen me Anglinë më 19 qershor.

Kështu mendon mesfushori i Uruguait, Cristian Rodriguez.

“Ai është futbollisti më i mirë në botë. Dhe, nuk po e them vetëm sepse jam uruguaian, njësoj sikurse ai”, deklaroi Rodriguez.

Golgeteri i Liverpoolit duket se do të rikuperohet me kohë për t’u ballafaquar me dyshen e mbrojtësve të Anglisë, Gary Cahill dhe Phil Jagielka dhe Rodriguez ka vetëm lëvdata për Suarezin.

“Sa më përket mua, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë një shkallë prapa Suarezit. Ai e dëshmoi këtë për klubin dhe shtetin. Messi dhe Ronaldo nuk janë aq të mirë për Kombëtaret e tyre, njësoj sikurse për klubet”, shtoi ai.

“Të gjithë e duan ‘Luisiton’. Ai është rebel në fushë dhe lufton për çdo top, por për këtë arsye e duam në Uruguai. Ne urrejmë të humbin në gjithçka, duam të fitojmë, andaj dëshira e tij për të fituar e bënë një uruguaian të mirë”, përfundoi ai.