Suarez, më i mirë se Bale (Foto)

Përforcimi i ri i Barcelonës, Luis Suarez, ka bilanc dukshëm më të mirë se sulmuesi i Real Madridit, Gareth Bale, në bazë të periudhës së kaluar në fushë.

Sport

10/03/2015 08:52

Kur janë në fjalë futbollistët e Real Madridit dhe Barcelonës, përveç garës për titull të kampionit në La Ligë, ata janë edhe në konkurrencë të ashpër individuale.

Gareth Bale dhe Luis Suarez janë përforcimet më të mëdha skuadrave përkatëse në dy vitet e fundit.

Por, në bazë të statistikave të deritashme, Suarez është duke dalë më i mirë se Bale.

Edhe pse mungoi për disa muaj për shkak të suspendimit, Suarez së shpejti do ta tejkalojë Balen edhe me gola, ndërsa tashmë ka regjistruar më tepër asistime.