Suarez me fanellën e Realit

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka përzgjedhur Luis Suarezin si ‘Galaktikun’ e ri të ekipit. Ndërsa, e përditshmja sportive Marca e ka paraqitur yllin e Liverpoolit me fanellën e Los Blancos.

Sport

04/06/2014 13:24

Luis Suarez me fanellën e Real Madridit. Kjo është ëndrra e re e tifozëve të Los Blancos, por ankthi i atyre të Liverpoolit që nuk dëshirojnë që idhulli i tyre të largohet nga Anfield.

Mirëpo, së paku në një fotomontazh, Suarez është paraqitur si futbollist i ri i Real Madridit, nga e përditshmja sportive spanjolle Marca, që sot në ballinën e saj publikoi lajmin se golgeteri uruguaian do të jetë cak i tentimeve të gjigantit madrilen, gjatë afatit kalimtar të verës.

Sipas Marcas, trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka përzgjedhur Suarezin si ‘Galaktikun’ e radhës në Santiago Bernabeu.

Mirëpo, ardhja e mundshme e reprezentuesit uruguaian nuk nënkupton se Karim Benzema duhet të largohet nga klubi, siç spekulohej së fundmi.

Ancelotti e vlerëson yllin francez dhe e konsideron si element të rëndësishëm në skuadrën e tij.