Suarez kushton 200 milionë euro

Barcelona ka njoftuar se pagoi 81 milionë euro për transferimin e Luis Suarezit nga Liverpool. Kurse, dëmshpërblimi në kontratën e tij me gjigantin katalan është 200 milionë euro.

Sport

19/08/2014 14:43

Pas paraqitjes së shkurtër në fitoren e Barcelonës në Joan Gamber Trophy me rezultat 6:0 ndaj Leon të hënën mbrëma, Luis Suarez sot është prezantuar si futbollist i gjigantit katalan.

Dhe, një prej qështjeve të diskutuara në prezantimin e tij ishte vlera e transferimit në Camp Nou nga Liverpool.

Barcelona ka njoftuar se pagoi 81 milionë euro për transferimin e tij, edhe pse së fundmi qarkulluan njoftime se Reds nga shitja e uruguaianit përfituan 88 milionë euro.

“Luis Suarez kishte një dëmshpërblim në Liverpool me vlerë prej 75 milionë funte. Pas negociatave, ne në fund paguam 65 milionë funte”, deklaroi nënkryetari i Barcelonës, Jordi Meste.

Po ashtu, Meste njoftoi se Suarez në kontratën e tij me Barcelonën ka të përfshirë dëmshpërblimin prej 200 milionë euro.