Suarez kundër Ronaldo & Messi

Luis Suarez është golashënuesi më i mirë në ligat kryesore evropiane me vetëm Cristiano Ronaldon dhe Diego Costan në gjendje ta përcjellin ritmin e yllit të Liverpoolit këtë sezon, edhe pse dyshja nga La Liga ka zhvilluar dukshëm më tepër ndeshje. Nëse Suarez vazhdon me efikasitetin e deritashëm prej një goli e gjysmë për ndeshje,…

Sport

19/12/2013 22:30

Luis Suarez është golashënuesi më i mirë në ligat kryesore evropiane me vetëm Cristiano Ronaldon dhe Diego Costan në gjendje ta përcjellin ritmin e yllit të Liverpoolit këtë sezon, edhe pse dyshja nga La Liga ka zhvilluar dukshëm më tepër ndeshje.

Nëse Suarez vazhdon me efikasitetin e deritashëm prej një goli e gjysmë për ndeshje, ai do ta thyejë rekordin për numrin e shënimeve brenda një edicioni e ndoshta edhe do ta udhëheqë Liverpoolin drejt titullit të parë të kampionit në ligë nga viti 1990.

Por, si qëndron reprezentuesi uruguaian me bilancin e tij në krahasim me më të mirët në botë, Ronaldo dhe Lionel Messi, si dhe një tjetër klub rival nga Premierliga, Tottenham?