Suarez ‘kafshon’ West Hamin

Luis Suarez realizoi një gol dhe inspiroi dy të tjerë derisa Liverpool mposhti West Ham Unitedin me rezultat 4:1, në kuadër të xhiros së 15’të në Premierligë. Ylli uruguaian vazhdoi serinë pozitive dhe pas katër golave në mesjavë kundër Norëich Cityt shënoi edhe ndaj West Ham Unitedit, që ishte një prej skuadrave të cilës nuk…

Sport

07/12/2013 17:03

Luis Suarez realizoi një gol dhe inspiroi dy të tjerë derisa Liverpool mposhti West Ham Unitedin me rezultat 4:1, në kuadër të xhiros së 15’të në Premierligë.

Ylli uruguaian vazhdoi serinë pozitive dhe pas katër golave në mesjavë kundër Norëich Cityt shënoi edhe ndaj West Ham Unitedit, që ishte një prej skuadrave të cilës nuk i kishte realizuar gol.

Goditjen e Suarezit e devijoi në portën e tij Guy Demel për epërsinë e Liverpoolit pak para përfundimit të pjesës së parë. Pak pas intervalit, Mamadou Sakho e dyfishoi avantazhin e vendasve, mirëpo autogoli nga Martin Skrtel në minutën e 66’të i riktheu në lojë mysafirët.

Por, Suarez shënoi në minutën e 80-të kurse vetëm katër minuta më vonë solli një tjetër autogol të mysafirëve nga Joey O´Brien për fitoren e Liverpoolit që tani ka katër pikë më pak se lideri Arsenal që takohet të dielën me Evertonin.

Kurse, Manchester City barazoi 1:1 në udhëtim te Southampton. Golit të Sergio Agueros iu përgjigj Pablo Osvaldo.