Suarez kafshon tifozët (Foto)

Luis Suarez e përfundoi para kohës Kampionatin botëror pas dënimit të FIFA-s që e suspendoi pas kafshimit ndaj mbrojtësit të Italisë, Giorgio Chiellini. Por, ylli i Uruguait është duke i ‘kafshuar’ edhe tifozët.

Sport

27/06/2014 11:17

FIFA e dënoi Luis Suarezin me nëntë ndeshje moslojë për Uruguain dhe katër muaj suspendim nga çfarëdo aktiviteti i futbollit, pasi sulmuesi u shpall fajtor për kafshimin e mbrojtësit të Italisë, Giorgio Chiellini, në ballafaqimin e skuadrave në kuadër të rrethit të tretë në Grupin D të Kampionatit botëror.

Andaj, ylli i Reds e ka përfunduar Botërorin e Brazilit dhe është rikthyer në vendlindje.

Mirëpo, në Copacabana, ekziston një reklamë e Suarezit për kompaninë e veshmbathjeve sportive Adidas ku sulmuesi paraqitet me gojë të hapur.

Dhe, një numër i madh i tifozëve kreativë e ka shndërruar atë në një atraksion të vërtetë duke bërë fotografi kinse janë duke u kafshuar nga Suarez.

Idetë janë nga më të ndryshmet, por qëllimi është i njëjtë: Suarez kafshon.