Suarez i zhënjyer te Barca, zbulon diçka interesante

Denis Suarez pretendon se ai nuk ka marrë asnjë mesazh nga trajneri i Barcelonës Ernesto Valverde pas transferimit të tij në Celta Vigo.

Sport

15/08/2019 16:04

25-vjeçari u bashkua me Celtan gjatë këtij sezoni në një marrëveshje me vlerë 13 mln euro, plus bonuse prej 3 milion eurosh, pasi dështoi në tre vitet e tij në Camp Nou.

Suarez iu dha mundësia të lidhej me Marcelino te Valencia, por në vend të kësaj zgjodhi një rikthim te Celta, ku ai filloi karrierën e tij para se të nisej për në Manchester City në 2011, përcjell lajmi.net.

I pyetur nëse kishte folur me Valverden që nga largimi nga Camp Nou, Suarez tha: “Valverde nuk më ka dërguar asnjë mesazh. Marcelino? Ai më uroi fat, po.”

Suarez kaloi një gjysmë-sezon zhgënjyes si huazim me Arsenalin, pasi pësoi një dëmtim duke bërë vetëm gjashtë paraqitje në të gjitha garat. /Lajmi.net/