Suarez i thotë të gjitha, nga fitimi i titullit deri te ‘thumbimet’ për Barcelonën dhe Koeman

Sulmuesi i Atletico Madridit, Luis Suarez ka dhënë një intervistë për “El Partidazo”, duke biseduar lidhur me gjithçka për këtë edicion.

Sport

25/05/2021 08:40

Uruguaiani arriti të fitonte trofeun e La Liga-s me Atleticon duke mposhtur dy top klubet spanjolle, Real Madrid dhe Barcelona, transmeton lajmi.net.

La Liga: “Për tifozët e futbollit është spektakulare, luftuam për Ligën e Evropës dhe ligën. Të luash është të vuash. Është demonstrim se sa vështirë është të fitosh ligën”.

fitosh ligën me Atleticon: “Kushton shumë më shumë. Është më vështirë. E realizon gëzimin te këta lojtarë. E shijon duke shikuar bashkëlojtarët, për lumturinë që kur je kampion është diçka që të ndihmon”.

Gola më e veçantë: “Ato ndaj Osasunas dhe Valladolidit. Tani i kam këpucët e mia, nënshkrova te e djathta për golin ndaj Osasunas dhe te e majta për golin ndaj Valladolid”.

Telefonatë nga Jose Zorrilla (gruaja) duke qarë: “Gruaja ime ishte duke qarë sepse vuajtëm shumë për të ndryshuar vendin për fëmijët. Paratë nuk e blejnë lumturinë. Ajo i di momentet që shpenzova dhe vuajta. Kur nisa edicionin dhe ata me vendosen në stërvitje anash. Vuajta shumë nga gjuri. Punova gjithë vitin. Duhet të bëja gjëra shtesë për gjurin. Nuk arrita të shpenzoja kohë me djalin shkaku që të kujdesëm për gjurin. Ajo më mbështeti në atë kohë”.

Zemërimi: “Ishin lot gëzimi. Nuk është të dalësh kundër Barcelonës. Ishte shkaku i situatës. Do jem gjithmonë mirënjohës nga Barcelona”.

Kush nga Barcelona donte të largonte: “Nuk do jem asnjëherë kundër Barcelonës sepse me dhanë gjithçka dhe me lejuan, por presidenti tha gjithçka në media në vend se të më thotë mua. Në momentin që dëshiruan që Leo të qëndrojë, ata me telefonuan ta bindi, të bisedoja me Griezmann dhe pastaj nuk me telefonuan kur dëshironin që të largohesha, Ose pastaj ai trajneri erdhi dhe më tha se nuk ka besim te unë sepse dëshironte tjetër numër nëntë. Por, e kuptoj Koeman sepse ‘ata më thanë mua te të tregojë ty’ sepse pasi me la tri lojë jashtë, ai me tha ‘nëse nesër nuk gjejmë zgjidhje do besoj në ty ndaj Villarreal’. Aty realizon se ai nuk ka shumë personalitet. Nuk ishte nga trajneri, vinte nga larg”.

Urimet nga Bartomeu ose ndonjë tjetër nga bordi më herët: “Askush nuk më uroi, por isha afër të dërgoja një foto”.

Ardhja e Agueros: “Tani janë tjetër drejtorë, tjetër njerëz dhe janë duke shikuar për lojtarë me kualitet. Nuk mund të diskutosh asgjë për Kun Aguero. Pranoj plotësisht”.

Vazhdimi i Messit te Barcelona: “Si mik dhe tifoz do isha i lumtur, do të doja dhe rekomandoja që të vazhdonte te Barcelona”.

Një vit kontratë: “Jam i lumtur këtu dhe është e pamundur të thuash se do largohem. Nëse klubi thotë se do qëndrojë, nuk do këtë asnjë problem”.

Nënshkrimi për Atleticon: “Dëgjon Cholo duke biseduar dhe Vatikani të shet. Gjëja e vetme që i thashë atij është se nuk kisha fjalë atë moment. Nuk pendohem për asgjë”.

Tifozët e Atleticos: “Tifozët e Atleticos janë mbajtur mirë. Ku do që shkon, gjen tifozë të Atleticos. Nuk e dija që kishte aq shumë dhe shiko, i lëndova kur luaja për Barcelonën”, deklaroi ai.

Në 32 paraqitje në La Liga, Suarez realizoi 21 gola dhe dhuroi tri asistime./Lajmi.net/