Suarez i shqetësuar me situatën tek Barca: Duhe t’i shikojmë shumë aspekte

Luis Suarez ka shprehur shqetësimin e tij pas startit jashtëzakonisht të dobët të skuadrës së tij.

Sport

22/09/2019 08:30

Barca ka regjistruar startin më të dobët të sezonit në 25 vitet e fundit, duke grumbulluar vetëm shtatë pikë në pesë ndeshjet hapëse.

Mbrëmë kampionët e La Liga janë mposhtur me rezultatin 2:0 nga Granada, për të thelluar edhe më shumë krizën në skuadër.

I shqetësuar me këtë formë të Barcës është edhe Luis Suarez, i cili beson se duhet shikuar në shumë probleme.

“Është humbje që na shqetëson dhe na dhemb. Ne duhet të shikojmë shumë gjëra” ka thënë Suarez pas ndeshjes, transmeton lajmi.net.

“Ne duhet të jemi vetëkritik në mënyrë që të përmirësohemi. Pasi shkuam në disavantazh qysh në dy minutat e para, ishte e vështirë për ne” ka shtuar uruguaiani.

Barcelona do të luajë ndeshjen e radhës të martën, kundër skuadrës së Villarreal, para se ta vizitojë Getafen në vikend.

Sfida më e vështirë e pret kundër Inter, në kuadër të Ligës së Kampionëve. /Lajmi.net/