Suarez i shënon Navasit (Video)

Luis Suarez e gjeti golin në paraqitje me Kombëtaren e Uruguait duke i realizuar portierit të Kosta Rikës, Keylor Navas, në ndeshje miqësore. 

Sport

14/11/2014 09:51

Luis Suarez nuk ka realizuar ende si futbollist i Barcelonës, pas transferimit në Camp Nou nga Liverpool gjatë afatit kalimtar të verës.

Por, ai e gjeti golin në paraqitje me Kombëtaren e Uruguait në ndeshjen miqësore kundër Kosta Rikës.

Takimi në kohën e rregullt u mbyll në barazim 3:3, por Kosta Rika fitoi pas penalltive me rezultat 7:6.

Por, Suarez arriti të shënojë një herë duke mposhtur portierin e Real Madridit, Keylor Navas, në portën e skuadrës kundërshtare.