Suarez, i mirëseardhur në Barcelonë
Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Marc Bartra thotë se Luis Suarez është i mirëseardhur në Camp Nou. Ai e lavdëron yllin uruguaian si futbollist të madh dhe sulmues të kompletuar.
Sport
Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Marc Bartra ka thënë se Luis Suarez është i mirëseardhur për t’u transferuar në Camp Nou.
Gjiganti katalan është në bisedime me Liverpoolin për blerjen e yllit uruguaian. Dhe, futbollistët e Barcelonës duket se mirëpresin ardhjen e Suarezit.
“Luis Suarez është futbollist i madh dhe nëse vjen do të jetë i mirëseardhur. Është një sulmues i kompletuar”, deklaroi Bartra për “Nikecamp”, ku po ashtu foli për përforcimet tashmë të konfirmuara të Barcelonës.
“Claudio Bravo e njeh mirë La Ligën, Ter Stegen është portier në zhvillim e sipër ndërsa Rakitic është futbollist shumë i kompletuar që do të adaptohet shpejtë”, u shpreh ai.
Në fund, Bartra i dërgoi një mesazh të mbështetjes për bashkëlojtarin e tij Neymar, i cili është lënduar dhe ka përfunduar para kohës Botërorin.
“Shpresojmë të rikuperohet sa më parë që është e mundur”.