Suarez, ende futbollist i Liverpoolit

Liverpool duket se ka harruar se ka shitur sulmuesin Luis Suarez në Barcelonë. Pankarta reklamuese me yllin uruguaian në të ende figuron në stadiumin Anfield.

Sport

10/08/2014 14:54

Ka kaluar gati një muaj prej kur Luis Suarez u largua nga Merseyside në drejtim të Barcelonës, por sipas një transparenti në Anfield, duket se stafi i Liverpoolit ende mendon se uruguaiani është pjesë e skuadrës.

Para ndeshjes miqësore kundër Borussia Dortmundit në Anfield, një pankartë reklamuese jashtë tribunës The Kop shfaqi Luis Suarezin, Steven Gerrardin dhe Philippe Coutinhon me fanellën e skuadrës Reds.

Mijëra tifozë të Liverpoolit u mblodhën pranë stadiumit të famshëm dhe pa dyshim se u befasuan kur panë gabimin.

Jo se do t’ju kishte penguar që Suarez të ishte ende në Liverpool, të sqarohemi.

Tani, tifozët e Liverpoolit do të kërkojnë angazhim më të mirë edhe nga departamenti i marketingut.