Suarez ‘bombardohet’ me sharje
Sulmuesi i Uruguait, Luis Suarez është vërshuar nga sharjet në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, pas kafshimit të mbrojtësit italian Giorgio Chiellini në ndeshjen e Grupit D në Kampionatin botëror.

Sport
Luis Suarez është shndërrua në temën më të nxehtë në Kampionatin botëror dhe sportin në përgjithësi.
Sulmuesi i Uruguait kafshoi mbrojtësin e Italisë, Girgio Chiellini – incidenti i tretë i kësaj natyre deri më tani në karrierën e tij – në duelin vendimtar të Grupit D në Botërorin e Brazilit.
Por, Suarez shpëtoi pa u ndëshkuar për veprimin e tij pasi gjyqtari nuk e vërejti atë. Mirëpo, Suarez mund ta pësojë keq pasi FIFA ka njoftuar se ka hapur procedurë disiplinore kundër yllit të Liverpoolit.
Ndërsa, në rrjetet sociale rasti i Suarezit vazhdon të jetë më i përfoluri.
Kurse, në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Suarez është duke marrë sharje të vazhdueshme nga ana e tifozëve të Italisë, por edhe adhuruesve të futbollit të skuadrave dhe Kombëtareve të ndryshme.
Profili i Suarezit: https://www.facebook.com/suarez16luis