Suarez: Barcelona ende skuadra më e mirë në botë

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez ka thënë se skuadra e tij është ende më e mira në botë, pavarësisht humbje së mbrëmshme ndaj Celta Vigos.

Sport

02/11/2014 09:35

Barcelona është ende skuadra më e mirë në botë, pavarësisht humbje ndaj Celta Vigos, kështu mendon sulmuesi, Luis Suarez.

“Kur topi nuk do të futet në portë, atëherë nuk futet – Ne kemi krijuar shumë raste, por na mungoi fati”.

“Ata krijuan epërsinë nga një rast i vetëm që e kishin dhe në fund fituan. Sidoqoftë, ne duam trofe pasi jemi skuadra më e mirë në botë.Tifozët duhet të vazhdojnë të besojnë te ne – Lojtarët janë të parët ata që dëshirojnë të tejkalojnë këtë situatë”, tha Suarez për reporterët pas takimit.