Suad Keçi trajner i ri i Prishtinës?
FC Prishtina duket se e ka gjetur menjëherë pasardhësin e Afrim Tovërlanit. Trajneri prishtinas e ofroi dorëheqjen të martën, pas rezultateve te zbehta në xhirot e fundit, me ç’rast prishtinasit humbën në shtëpi nga Drenica dhe barazuan me Fushë Kosovës. Kjo bëri që bardh e kaltrit të mbeten nëntë pikë larg kreut të tabelës, së…
Sport
FC Prishtina duket se e ka gjetur menjëherë pasardhësin e Afrim Tovërlanit. Trajneri prishtinas e ofroi dorëheqjen të martën, pas rezultateve te zbehta në xhirot e fundit, me ç’rast prishtinasit humbën në shtëpi nga Drenica dhe barazuan me Fushë Kosovës.
Kjo bëri që bardh e kaltrit të mbeten nëntë pikë larg kreut të tabelës, së cilës i prin Llamkos Kosova.
Burime të Lajmi.net njoftojnë se shtabin teknik të klubit më të trofeshëm kosovar do ta marrë në dorë trajneri i ri, Suad Keçi, së paku deri në fund të këtij sezoni.
Vëllai i tij, Sunaj Keçi po e udhëheq me sukses Hajvalinë në pjesën e dytë të sezonit. Prishtinasit pritet ta zyrtarizojnë trajnerin e ri të mërkurën.