Stuttgart siguron qëndrimin në Bundesligë

Sport

14/05/2022 17:52

Ekipi gjerman Stuttgart ka siguruar biletën e fundit për një vend në Bundesligë sezonin e ardhshëm.

Pasi mposhti 2:1 Cologne, Stuttgart tashmë kanë siguruar qëndrimin edhe për një sezon në ligën gjermane.

Me 33 pikë të grumbulluara gjithsej në 34 xhiro ata kanë zënë vendin e 15, kështu do të luajë sezonin e ardhshëm në Bundesligë.

Në 34 ndeshje sa kanë zhvilluar gjithsej ata kanë fituar vetëm 7, kanë barazuar 12 dhe kanë humbur 15.

Jashtë ligës gjermane ka mbetur Armina Bielefeld dhe Greuther Furth, ndërsa në barazh është Hertha Berlini/Lajmi.net/