Sturridge zbulon sekretin e golave

Sulmuesi i Liverpoolit, Daniel Sturridge ka bërë të ditur sekretin që qëndron pas formës së tij të shkëlqyeshme, ai shikon xhirimet e golave të tij para ndeshjeve. Me shumë sulmues të Premierligës që përcaktohen të dëgjojnë muzikë ose të pushojnë para ndeshjeve, Sturridge është krejt tjetër. Ai e pranoi se qëndron me telefon në duar…

Sport

22/03/2014 10:46

Sulmuesi i Liverpoolit, Daniel Sturridge ka bërë të ditur sekretin që qëndron pas formës së tij të shkëlqyeshme, ai shikon xhirimet e golave të tij para ndeshjeve.

Me shumë sulmues të Premierligës që përcaktohen të dëgjojnë muzikë ose të pushojnë para ndeshjeve, Sturridge është krejt tjetër.

Ai e pranoi se qëndron me telefon në duar duke shikuar golat e tij, njërin pas tjetrit, para se të hyn në fushë në tentim për t’i përsëritur ata.

“Shikoj golat e mi në telefon dhe kjo më ndihmon t’i jap vetes vizion të asaj që dua të bëj pas fillimit të ndeshjes”, deklaroi Sturridge.

“Xhirimet tani zgjasin rreth 15-20 minuta, që është zakonisht koha e udhëtimit për në stadium, andaj është e përkryer. Është diçka që më vë në disponim të përkryer”.

Sturridge ka shënuar 32 gola për Reds pas transferimit nga Chelsea, ku ka vuajtur të shfaq formë të mirë.