Sturridge shëtitet në Ferrari

Daniel Sturridge ishte njeri i lumtur të mërkurën. Dhe, jo vetëm për shkak se dy golat e tij e udhëhoqën Liverpoolin drejt fitores 4:0 ndaj rivalit të qytetit Everton, në derbin e Merseyside. Sipas Liverpool Echo, sulmuesi në formë u shëtit rrugëve të Liverpoolit, me një veturë që vetëm një yll i Premierligës me pagën…

Sport

30/01/2014 09:24

Daniel Sturridge ishte njeri i lumtur të mërkurën. Dhe, jo vetëm për shkak se dy golat e tij e udhëhoqën Liverpoolin drejt fitores 4:0 ndaj rivalit të qytetit Everton, në derbin e Merseyside.

Sipas Liverpool Echo, sulmuesi në formë u shëtit rrugëve të Liverpoolit, me një veturë që vetëm një yll i Premierligës me pagën e tij mund ta ketë.

Ferrari 458 i Sturridge, me vlerë prej 200 mijë funtesh, është i rrallë i llojit të tij në Britaninë e Madhe. Vetura është aq e shpejtë sa edhe vetë aksionet mes Sturridge dhe Luis Suarezit në fitoren 4:0 ndaj Evertonit në Anfield Road.

Por, nuk ishte gjithçka në rregull për Sturridgen të martën mbrëma. Ai humbi një penallti dhe u zëvendësua para se të kompletonte het-trikun duke u konfrontuar me menaxherin Brendan Rodgers.