Sturridge pa skuadër, 13 oferta në tavolinë

Ish anëtari i Liverpool, Daniel Sturridge, duhet të vendos për të ardhmen e tij.

Sport

13/08/2019 13:04

Sturridge nuk ka rinovuar kontratën me Liverpool, duke mbetur kështu si lojtar i lirë, me shumë mundësi për të zgjedhur lidhur me të ardhmen.

‘Telegraph’ raporton se janë plot 13 oferta në tavolinë për yllin anglez, të cilat ai do t’i shqyrtojë gjatë ditëve në vazhdim, transmeton lajmi.net.

Sipas këtyre raportimeve, për lojtarin ka ardhur interesim nga MLS, La Liga, Serie A e Superliga e Turqisë.

Fenerbahce shihet si skuadra favorite për të nënshkruar me ish lojtarin e Liverpool, i cili viteve të fundit nuk ishte në nivelet më të larta.

Daniel Sturridge, edicionin e kaluar regjistroi 18 ndeshje, duke realizuar dy gola dhe shtuar një asistim, në Premierligë. /Lajmi.net/