Sturridge nuk ndalet as me ‘stop’
Daniel Sturridge ka insistuar se nuk ka vend për vetëkënaqësi derisa synon të bëhet një prej futbollistëve më të mirë në Angli. Sulmuesi i Liverpoolit e ka filluar edicionin e ri në Premierligë në formë të jashtëzakonshme, duke shënuar tre gola në po aq ndeshje dhe ndihmuar ekipin e tij të ngjitet në pozitën e…
Sport
Daniel Sturridge ka insistuar se nuk ka vend për vetëkënaqësi derisa synon të bëhet një prej futbollistëve më të mirë në Angli.
Sulmuesi i Liverpoolit e ka filluar edicionin e ri në Premierligë në formë të jashtëzakonshme, duke shënuar tre gola në po aq ndeshje dhe ndihmuar ekipin e tij të ngjitet në pozitën e parë në tabelë pas tri fitoresh me rezultat 1-0.
Forma e shkëlqyeshme e Sturridge ka zgjuar lëvdata nga menaxheri i tij te Liverpool, Brendan Rodgers i cili tha se 24 vjeçari ka kualitete të nevojshme për tu bërë një prej futbollistëve më të mirë në elitën e futbollit anglez.
Pavarësisht të gjithave, Sturridge ka premtuar se nuk do të ndalet me kaq.
“Është mirë kur dëgjoni lëvdata. Është gjithmonë mirë kur dëgjoni komente pozitive, sidomos nga menaxheri juaj. Jam duke punuar shumë dhe do të mundohem të përmirësohem sa më tepër që është e mundur”, deklaroi Sturridge për uebfaqen zyrtare të Liverpoolit.