Sturridge gëzon Liverpoolin
Pikërisht në periudhën më të vështirë deri më tani gjatë këtij sezoni, Liverpool ka marrë një lajm të mirë me rikthimin e sulmuesit Daniel Sturridge në stërvitje.
Sport
Pas krizës së rezultateve negative, më në fund vjen një lajm i mirë për Liverpoolin.
Daniel Sturridge është rikthyer në stërvitje, dhe e ka kompletuar atë pa problem, për herë të parë pas dëmtimit në shtator. Në mungesë të sulmuesit anglez, Reds, kanë pësuar disfata në Ligën e Kampionëve dhe Premierligë.
Skuadra nga Anfield në mungesë të Sturridge ka fituar vetëm katër nga 14 ndeshje, ndërsa menaxheri Brendan Rodgers do të shpresojë se sulmuesi do të jetë në dispozicion për duelin e radhës në Premierligë kundër Crystal Palace më 23 nëntor.
Pas 11 xhirosh, Liverpool është në pozitën e 11-të në Premierligë, me 14 pikë.