Sturridge festoi golat e PSG-s (Foto)
Ish sulmuesi i Chelseas, Daniel Sturridge i festoi golat e Paris Saint-Germain kundër ish skuadrës së tij në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Sport
Sulmuesi i Liverpoolit, Daniel Sturridge ka ‘festuar’ golat e Paris Saint-Germain në barazimin 2:2 në udhëtim ndaj Chelseas, që e eliminuan ish skuadrën e tij nga Liga e Kampionëve.
Reprezentuesi anglez shkroi në Twitter se ndeshja ishte e çmendur, por duket se më tepër i lanë përshtypje golat e skuadrës franceze.
Ja çfarë ka shkruar Sturridge pas golave të David Luizit dhe Thiago Silvas.