Stuhia lë pa energji elektrike disa zona të Italisë

Koha e keqe që ka përfshirë gadishullin Apenin, duke sjellë gjatë këtyre ditëve shi dhe erë të fuqishme në veri dhe në qendër të Italisë, që më vonë ka vijuar drejt jugut.

Bota

08/03/2015 14:43

Rajonet më të goditura janë Marche dhe Puglia, por ka pasur dëme të mëdha dhe në zona të tjera, ku ende rreth 55 mijë shërbime komunale janë pa energji elektrike.

Në Marche, ku të enjten humbi jetën një grua, për shkak të erës së fortë janë rrëzuar mbi 60 pemë. Disa banorë të mbetur të izoluar për shkak të një orteku në Montemonaco janë shpëtuar nëpërmjet një operacioni të vështirë shpëtimi me helikopter.

Ndërsa në Abruzzo, përveç dëmtimit të linjës elektrike dhe shpërthimit në rrjetin e shpërndarjes së gazit, ku mbetën të lënduar katër persona dhe pa energji elektrike qindra të tjerë, një sërë qytetesh tjera kanë mbetur pa ujë të pijshëm për shkak të dëmtimit të tubacioneve nga rrëshqitja e dheut.

Stuhia e fortë që shkaktoi situatën e vështirë nga era e fortë dhe reshjet e dendura të shiut dhe dëborës në rajon po qetësohet, por pritet që në fundjavë të ndikojë sërish, ndonëse në përmasa më të reduktuara.